9 Tetor 2013 Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Përparim Kulluri në Prokurorinë Për Krimet e Rënda Tiranë
D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Përparim Kulluri, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, transferohet prokuror në Prokurorinë Për Krimet e Rënda Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8338
Tiranë, më 9 Tetor 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI