8 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurores Deniona Katro në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 24, pika 1, të ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Deniona Katro, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, transferohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9831
Tiranë, më 08.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI