30 Tetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 99/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 99/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 26.9.2012, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”””.
Nr. Dekretit 7803
Tiranë, më 30.10.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI