30 Tetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 97/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 97/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër”.
Nr. Dekretit 7801
Tiranë, më 30.10.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI