18 Tetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 94/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 94/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Maqedonisë, lidhur me shlyerjen e shumave në llogarinë e shkëmbimit të mallrave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”.
Nr. Dekretit 7795
Tiranë, më 18.10.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI