16 Shtator 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 86/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 86/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Qeverisë së Republikës Italiane, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar, si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave”.
Nr. Dekretit 9746
Tiranë, më 16.09.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI