31 Korrik 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 82/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 82/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar”.
Nr. Dekretit 8662
Tiranë, më 31.07.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI