1 Gusht 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 80/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 80/2016 “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncesionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës”.
Nr. Dekretit 9713
Tiranë, më 01.08.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI