1 Gusht 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 79/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 79/2016 “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”.
Nr. Dekretit 9712
Tiranë, më 01.08.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI