14 Qershor 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 63/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 63/2016 “Për një ndryshim në ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve””.
Nr. Dekretit 9642
Tiranë, më 14.06.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI