16 Qershor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 58/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 58/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zviceriane për grantin e asistencës financiare për projektin “Ngritja e kapaciteteve për zhvillimet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, II””.
Nr. Dekretit 9139
Tiranë, më 16.06.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI