27 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 52/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 52/2017 “Për ratifikimin e ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant, të siguruara nga Agjencia Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) nën Fondin Suedez të Besimit, për Fondin e Besimit nr.TF072239, për projektin e shërbimeve mjedisore në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.64/2015”.
Nr. Dekretit 10222
Tiranë, më 27.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI