13 Qershor 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 51/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 51/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.
Nr. Dekretit 9632
Tiranë, më 13.06.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI