27 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 49/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 49/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes së agjencisë Istisn’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zvillim për financimin shtesë për projektin e rrugës Tiranë – Elbasan”.
Nr. Dekretit 10219
Tiranë, më 27.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI