27 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 48/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 48/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të konkurrueshmërisë”.
Nr. Dekretit 10218
Tiranë, më 27.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI