16 Maj 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 44/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 44/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar””.
Nr. Dekretit 8565
Tiranë, më 16.05.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI