9 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 4/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 4/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, BERZH-Shqipëri, llogari bashkëpunimi”.
Nr. Dekretit 9419
Tiranë, më 09.02.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI