18 Shkurt 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 4/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 4/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për grantin e asistencës financiare për “Programin e infrastrukturës bashkiake III/IV” (Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Kamzë, Lushnjë, Delvinë, Librazhd), kontributi zviceran”.
Nr. Dekretit 8978
Tiranë, më 18.02.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI