12 Maj 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 40/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 40/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar””.
Nr. Dekretit 8559
Tiranë, më 12.05.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI