19 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 33/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.
Nr. Dekretit 10142
Tiranë, më 19.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI