24 Dhjetor 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 172/2013
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 172/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”.
Nr. Dekretit 8440
Tiranë, më 24.12.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI