18 Nëntor 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 149/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 149/2014 “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 2 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme””.
Nr. Dekretit 8796
Tiranë, më 18.11.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI