12 Nëntor 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 145/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 145/2014 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Sistemin Europian të Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit (EUCARIS)”.
Nr. Dekretit 8783
Tiranë, më 12.11.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI