12 Nëntor 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 144/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 144/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave”.
Nr. Dekretit 8782
Tiranë, më 12.11.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI