9 Janar 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 138/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 138/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mali i Zi, 2014-2020”.
Nr. Dekretit 9941
Tiranë, më 09.01.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI