13 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 136/2013
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 136/2013 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.04.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.02.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)” dhe të dekretit nr. 1049, datë 27.03.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, date 23.02.1995””, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 8169
Tiranë, më 13.05.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI