2 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 128/2013
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 128/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes Istisna`a dhe të marrëveshjes së Agjencisë Istisna`a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafëplloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë”.
Nr. Dekretit 8146
Tiranë, më 2.05.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI