11 Janar 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 127/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 127/2012 “Për ratifikimin e ndryshimit të parë të memorandumit të mirëkuptimit për krijimin, organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe plotësimin me ekip të Qendrës së NATO-s për bashkërendimin e operacioneve speciale (NSCC)”.
Nr. Dekretit 7923
Tiranë, më 11.1.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI