11 Dhjetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 113/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 113/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre” të konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike””.
Nr. Dekretit 7859
Tiranë, më 11.12.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI