23 Tetor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 112/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 112/2015, “Për inspektimin financiar publik”.
Nr. Dekretit 9288
Tiranë, më 23.10.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI