22 Gusht 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 111/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 111/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme, nën Fondin e Përbashkët Europian të Ballkanit Perëndimor, dhe BERZH, nën fondin e aksionarëve të veçantë të BERZH-it, për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri”.
Nr. Dekretit 8693
Tiranë, më 22.08.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI