22 Gusht 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 110/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 110/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe asistencës teknike (grant) ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri”.
Nr. Dekretit 8692
Tiranë, më 22.08.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI