22 Gusht 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 106/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 106/2014 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 222, datë 4.2.2010, “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “EUROCOPTER” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 8690
Tiranë, më 22.08.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI