27 Dhjetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr.131/2012
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 131/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 131/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7896
Tiranë, më 27.12.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI