23 Dhjetor 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 126/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 126/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 126/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 9902
Tiranë, më 23.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI