9 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 5/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 9420
Tiranë, më 09.02.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI