27 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e zotit Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8914
Tiranë, më 27 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI