19 Mars 2017 Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10085
Tiranë, më 19 Mars 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI