22 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit dhe Sportit, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10363
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI