4 Dhjetor 2014 Presidenti Nishani dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
D E K R E T
PËR
PROPOZIMIN E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 161, pika2, të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Gent Sejko i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8835
Tiranë, më 4 Dhjetor 2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI