7 Gusht 2013 Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”
D E K R E T
PËR
NJË NDRYSHIM
NË DEKRETIN NR. 8288, DATË 7 GUSHT 2013
“PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Ndryshimin e nenit 1 të dekretit nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, si më poshtë:
“Legjislatura e VIII e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00.”
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8289
Tiranë, më 7 gusht 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI