18/07/2014• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 754, DATË 13.01.1994, “PËR DHËNIE SHTETËSIE SHQIPTARE”
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D E K R E T O J
Neni 1
Ndryshimin e pikës 34 të nenit 1 të dekretit nr. 754, datë 13.01.1994, « Për dhënie shtetësie shqiptare », nga “Antonio Belusci” në “Antonio Bellusci”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 18.07.2014
Nr. dekretit: 8636
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI