23 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Tatjana Gjonaj, ambasadore në Republikën Federative të Brazilit
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Tatjana Gjonaj, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9185
Tiranë, më 23.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI