23 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Mira Hoxha, ambasadore në Republikën e Hungarisë
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Mira Hoxha, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9186
Tiranë, më 23.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI