19 Nëntor 2015 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Spiro Koçi, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Spiro Koçi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9321
Tiranë, më 19.11.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI