6 Janar 2016 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Morina, ambasador në Shtetin e Kuvajtit, rezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Kujtim Morina, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9390
Tiranë, më 06.01.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI