6 Janar 2016 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Genci Muçaj, ambasador në Republikën e Turqisë, resident si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Genci Muçaj, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9389
Tiranë, më 06.01.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI