28 Qershor 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra dhe emërimin e Gjeneral Brigade Muhamet Hasan Buçpapa, Komandant të Brigadës së Mbështetjes Rajonale
D E K R E T
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Muhamet Hasan Buçpapa, lirohet nga detyra e Zëvendëskomandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe emërohet në detyrën e Komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8235
Tiranë, më 28.06.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI