19 Dhjetor 2014 Presidenti Nishani dekreton largimin nga detyra të zonjës Erviola Stoja, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë
D E K R E T
PËR
LARGIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149 pika 3 të Kushtetutës, si dhe të nenit 8, pika 2, gërma “c” dhe të nenit 27, pika 1, gërma “a”, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Erviola Stoja, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë, largohet nga kjo detyrë sipas kërkesës së saj për dorëheqje.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8861
Tiranë, më 19 Dhjetor 2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI