16 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 181/2014
D E K R E T
PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 181/2014 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006, “PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 181/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.
Nr. Dekretit 8899
Tiranë, më 16.01.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI